Elmi Reçica: Në Shtime, me strukturat e PDK-së diskutuam dhe u koordinuam për angazhimin drejt fitores së 9 Shkurtit
28 janar 2025
| 22:36
Elmi Reçica, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës i cili garon me numrin 17, ka mbajtur takimin e radhës në Shtime, së bashku me strukturat e PDK-së.
Reçica ka njoftuar se gjatë këtij takimi u diskutua dhe u koordinuan për angazhimin drejt fitores së 9 shkurtit si dhe për realizmin e vizionit të PDK-së.
“Në Shtime, me strukturat e PDK-së, diskutuam dhe u koordinuam për angazhimin drejt fitores së 9 Shkurtit dhe për realizimin e vizionit të PDK-së dhe të kryeministrit në ardhje z.Bedri Hamza”, ka shkruar Reçica.