Elmi Reçica në Vjenë me bashkatdhetarë: PDK-ja po merr përkrahje të madhe
01 dhjetor 2024
| 10:59
Shefi i Departamentit për Diasporë i Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti, Elmi Reçica, ka marrë pjesë në takimin me bashkatdhetarë në Vjenë.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se në Vjenë, bashkatdhetarët tanë treguan përkrahje të madhe për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kryeministrin në ardhje, Bedri Hamza.
“Me entuziazëm dhe vendosmëri, ata po i japin mbështetje vizionit për një Kosovë më të fortë, të zhvilluar dhe të drejtë. PDK do t’ia kthejë shpresën dhe zhvillimin vendit, duke punuar me nder dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Reçica.