Elmi Reçica njofton se PDK ka themeluar nëndegë të saj në Lyon të Francës
Deputeti Elmi Reçica, ka njoftuar se në Lyon të Francës është themeluar Nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai përmes një postimi ka njfotuar se delegatët zgjodhën për kryetar të nëndegës Ardit Bejtën, ndërsa kuvendi zgjodhi poashtu edhe kryesinë dhe nënkryetarët.
Postimi i tij:
Së bashku me Betimin, sot ishim pjesëmarrës në Lyon të Francës, ku është themeluar Nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës.
Delegatët zgjodhën për Kryetar të nëndegës Ardit Bejtën, ndërsa kuvendi zgjodhi poashtu edhe kryesinë dhe nënkryetarët.
Roli i mërgatës tonë, historikisht, ka qenë jetik për çlirimin, pavarësinë dhe ndërtimin e Kosovës. Sot, ky rol është po kaq i nevojshëm në zhvillimin dhe integrimin e vendit tonë.
Si aseti më i çmuar që kemi, jam shumë i lumtur që mërgata jonë kontributin e tyre në shërbim të vendit po e koncepton përmes PDK-së.
Për pjesëmarrjen dhe fjalët frymëzuese në këtë Kuvend, i falënderoj përzemërsisht Kryetarin e Këshillit për organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së në Francë, Sami Islamin, veprimtarin tonë të njohur në Lyon, Sjedullah Syla, nënkryetaren e nëndegës në Gjenevë, Vahide Bujupi – Qerimi, Agim Thaçin nga Shoqata “Ilira” në Bourg en Bresse, përfaqsuesin e Clermont – Ferrand, Ilir Azemin dhe nënkryetarin e Degës së PDK-së në Zvicër, Mujë Haziri.
Urime mërgimtarë të Lyonit. Na priftë e mbara!