Elmi Reçica: Po dëshmohet përkrahja e madhe ndaj vizionit të PDK-së
26 dhjetor 2024
| 11:23
Deputeti Elmi Reçica ka bërë me dije se në festën madhështore të organizuar me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, u dëshmua edhe një herë përkrahja e madhe dhe besimi i palëkundur i qytetarëve ndaj vizionit të PDK-së.
“Prezenca e madhe e anëtarëve dhe mbështetësve konfirmoi mbështetjen për kandidaturën e z. Bedri Hamza për kryeministër, si lider i duhur për ta udhëhequr Kosovën drejt zhvillimit dhe prosperitetit. Gjatë këtij tubimi u prezantuan edhe kandidatët nga dega e Suharekës, të cilët do të përfaqësojnë me dinjitet vlerat dhe qëllimet e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka shkruar Reçica në “Facebook”, i cili edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit është kandidat për deputet dhe mban numrin 17.