Elmi Reçica së bashku me Ragip Xhakën takojnë themeluesit e Degës së PDK-së në Zvicër: Punë të mëdha na presin!
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, po qëndron në Zvicër, ku së bashku me kandidatin për deputet, kryetarin e Degës së PDK-së për Zvicër, Ragip Xhakën po zhvillojnë takime me qytetar, bashkëveprimtar e bashkëluftëtar që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.
Njoftimi i plotë i Reçicës:
Kënaqësi dhe privilegj i veçantë që së bashku me Ragip Xhakën të takojmë në Zvicër, bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë e miq të cilët në momentet më të vështira të historisë së vendit tonë, u bashkuan dhe u organizuan me përkushtim të pashoq për të përkrahur fuqishëm luftërat çlirimtare dhe për të dhënë kontributin e tyre për lirinë e vendit tonë, themelimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës. Për më tepër, krenari e madhe është që këta janë themeluesit e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër, duke dëshmuar përherë vullnetin e tyre të palëkundur për zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë.
Punë të mëdha na presin!