Elmi Reçica takohet me deputetin Parlamentit të Turqisë, Orhan Kırcalı dhe kryetarin e Bashkisë së Bafras, Hamit Kiliç
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica është duke zhvilluar një vizitë në qytetin Bafra të Turqisë. Reçica në këtë qytet ka zhvilluar takime të shumta duke filluar nga kryetari i Bashkisë së Bafras, Hamit Kiliç, pastaj me shoqatat shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet. Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, sot është takuar edhe me deputetin e Parlamentit turk, Orhan Kırcalı të cilin e ka falënderuar për mbështetjen që shteti turk po i jep Kosovës në të gjitha fushat, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkrahjes ndërmjet dy vendeve, Kosovë-Turqi.
Reçica po qëndron në Turqi së bashku me shefin e asamblistëve të PDK-së në Ferizaj, Arian Imerin, dhe Kryetarin e Bordit drejtues të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik ‘TURKOS’, Faton Hasanin.
Njoftimi i Reçicës:
Kënaqësi e veçantë të takoj deputetin e Parlamentit të Turqisë, z. Orhan Kırcalı, së bashku me kryetarin e Bashkisë Bafra, z. Hamit Kiliç. Shpreha falënderim të veçantë për ndihmën e vazhdueshme që Turqia 🇹🇷 po i jep Kosovës 🇽🇰, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkrahjes ndërmjet dy vendeve tona.