Elmi Reçica takon bashkatdhetarët në Zara, thotë se PDK po merr mbështetje të madhe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe udhëheqës i Diasporës në këtë parti, Elmi Reçica, është mirëpritur në Zarën e Arbëreshëve të Kroacisë.
“Mikpritje e ngrohtë dhe mbështetje e madhe nga bashkatdhetarët tanë për platformën dhe vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës. Ky takim dëshmoi besimin e madh që mërgata kanë në udhëheqjen e ardhshme të z. Bedri Hamza si kryeministër, për një Kosovë më të zhvilluar, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Reçica.
Ai ka theksuar se përkushtimi për zhvillimin ekonomik, rritjen e mundësive dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë u riafirmua fuqishëm, duke treguar se vizioni i PDK-së është vizioni që bashkon shqiptarët, kudo që ndodhen.
Elmi Reçica edhe në zgjedhjet e ardhshme më 9 shkurt është kandidat për deputet dhe ka numrin 17 në listën e PDK-së.