Elmi Reçica takon në Zvicër ekspertin e energjisë Adhurim Haxhimusa: Diaspora ka shumë potencial

25 janar 2022 | 20:29

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica në vazhdën e takimeve me bashkatdhetarët në Zvicër, ka takuar sot ekspertin e fushës së energjisë Adhurim Haxhimusa.

Përmes një postimi në Facebook, Reçica shprehetse qytetarët e Kosovës në diasporë kanë arritur majat e suksesit në biznes, sport, mjekësi, sistem bankar, politikë e në shumë pore të shoqërisë zvicerane.

“Një prej të suksesshmëve është edhe Adhurim Haxhimusa, një intelektual i ri e shumë i suksesshëm, mik i imi dhe i familjes, doktorant i Universitetit të Vjenës, me temën „Rregullimi i industrive të rrjetës“ me fokus të veçantë në energji, e shpallur si doktoraturë e vizionit. Adhurimi aktualisht ligjëron në Universitetin e Shkencave të Aplikueshme në Grizon të Zvicrës në Qendrën e Hulumtimeve të Politikave Ekonomike.”, shkruan ai.

Reçica thekson se ekspertë si Adhurimi me njohuri të jashtëzakonshme për energjinë i duhen vendit.

“Diaspora jonë është burim i dijes dhe përvojës. Është mundësi shumë e mirë për të marrë praktikat dhe njohuritë më të mira evropiane në fushën e energjisë me qëllim të përmirësimit të krizës, të shkaktuar nga një qeveri e padijshme dhe e papërgjegjshme, duke i lënë qytetarët në terr.”, shkruan ai.

https://www.facebook.com/100044230999664/posts/501251024692593/?sfnsn=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se në këtë…