Elon Musk bëhet baba i 12 fëmijëve

23 qershor 2024 | 16:04

Elon Musk është bërë baba për herë të 12-të.

Biznesmeni miliarder thuhet se mirëpriti fëmijën e tij të tretë në botë me Shivon Zilis, me të cilin ai ka edhe binjakët Strider dhe Azure.

Musk ka 12 fëmijë, gjashtë prej tyre në pesë vitet e fundit, tre me muzikanten Grimes dhe tre me drejtoren e projekteve speciale të Neuralink Corp, Shivon Zilis, duke përfshirë një që nuk ka qenë i njohur për publikun deri më tani, raporton Bloomberg.

Musk gjithashtu ka binjakë 20-vjeçar dhe trenjakë 18-vjeçar me ish-bashkëshorten Justine Wilson, dhe dyshja humbën tragjikisht fëmijën e tyre të parë për shkak të sindromës së vdekjes së papritur të foshnjës në vetëm 10 javë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andy Murray është përjashtuar nga Wimbledon pasi iu nënshtrua një…