Pasuria personale e Elon Musk tani është 222 miliardë dollarë, duke u bërë kështu personi më i pasur në botë sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pasuria e tij u rrit me 10.6 miliardë dollarë shtesë pas shitjes së aksioneve dytësore nga investitorët, të njoftuar javën e kaluar, duke u bërë vlera e SpaceX mbi 100 miliardë dollarë, raportoi CNBC.
Jeff Bezos, themeluesi i Amazon (AMZN), e ndjek Musk me një pasuri neto prej 191.6 miliardë dollarë.
Pas kësaj, Musk i replikoi Bezos në Twitter me një medalje të vendit të dytë.
Falë aksioneve të tij në Tesla dhe aksioneve në shumicë të SpaceX, ku ai është shef ekzekutiv, Musk ka grumbulluar pasuri të madhe.
Musk fitoi 8.6 miliardë dollarë që nga mbyllja e së Premtes dhe më shumë se 52 miliardë dollarë nga viti i kaluar, thotë Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg. /Telegrafi/