Elon Musk jep 5.7 miliardë dollarë aksione të Teslas për bamirësi
Shefi ekzekutiv i Teslas dhe njëherësh njeriu më i pasur në botë Elon Musk ka dhuruar më shumë se 5 milion aksione, një transaksion që erdhi disa javë pasi ai kishte premtuar se do të shiste 10 për qind të aksioneve të tij në kompani.
Dhurata ishte me vlerë rreth 5.7 miliardë dollarë, bazuar në çmimet mesatare në ditët kur ai shiti aksionet, duke e bërë atë një nga më të mëdhatë për një bamirësi në histori, deri sa emri ku do të shkojë pagesa nuk është bërë e ditur.
Dhurimi u bë kur Musk ishte në debat me politikanët, duke përfshirë Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren për pabarazinë dhe një taksë për të pasurit.
Në të njëjtën kohë, Musk sugjeroi se do të shiste aksione nëse Kombet e Bashkuara mund të provonin se do të ndihmonte në zgjidhjen e urisë në botë.
Musk ka një fondacion me të njëjtin emër që është bërë më aktiv gjatë viteve të fundit. Kontributet më të mëdha të fondacionit të tij ishin në Fondet e Këshilluara nga Donatorët (DAF), ku paratë e bamirësisë mund të qëndrojnë në përjetësi.
Fondacioni Musk, i cili dikur kishte si drejtues vëllain e tij Kimbal, së fundmi ka shtuar një fytyrë të re në listën e tij.