
Elon Musk kërkon largimin e SHBA-së nga NATO: Nuk ka kuptim që të paguajmë për mbrojtjen e Evropës
Elon Musk ka shkaktuar një debat të gjerë pas një deklarate në të cilën sugjeron se Shtetet e Bashkuara duhet të dalin nga NATO, duke thënë se “nuk ka kuptim që Amerika të paguajë për mbrojtjen e Europës”.
Musk shprehu këtë qëndrim duke ripostuar një “tweet”-i të përdoruesit Mike Lee, i cili kërkonte që SHBA të largoheshin nga aleanca.
Musk, i njohur për pronësinë e kompanive Tesla, SpaceX dhe Starlink, dhe gjithashtu aleat dhe financues i madh i Donald Trump, mbishkroi: “Vërtet duhet” dhe shtoi se “nuk ka kuptim që Amerika të paguajë për mbrojtjen e Europës”.
Ky postim shkaktoi menjëherë një reagim të madh, duke arritur 23 milionë shikime brenda disa orëve dhe duke hapur një debat të gjerë.
Komenti i Musk është në përputhje me një temë tashmë të hapur nga administrata aktuale amerikane, e cila ka kërkuar nga aleatët e NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, duke u përpjekur të lehtësojnë ngarkesën financiare që mbajnë mbi shpatullat e SHBA.
Kjo ka ndodhur pas një ndryshimi të politikave të SHBA, ku ka pasur një kthesë të papritur në mbështetje të Ukrainës dhe një vendim për të kufizuar stërvitjet ushtarake të përbashkëta, duke njoftuar gjithashtu një plan për të zhvendosur pjesë të forcave ushtarake amerikane nga Gjermania në Hungari.