Elon Musk ndryshon emrin në Kekius Maximus në ‘X’
Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka nxitur spekulime pas ndryshimit të emrit të tij në rrjetin social “X”, duke e bërë “Kekius Maximus”.
Ky sipërmarrës – njëherësh mbështetës i madh i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump nuk ka dhënë ndonjë sqarim pse e ka ndryshuar emrin dhe fotografinë e profilit, në të cilën është tani karakteri Bretkosa Pepe, një imazh humoristik (meme) që është përdorur nga grupet e ekstremit të djathtë.
Ky hap ka aktivizuar botën e kriptovalutave, pasi vlera e valutës memecoin, valutë digjitale e inspiruar nga imazhet e tilla humoristike në internet që e ka emrin Bretkosa Pepe, ka shkuar menjëherë në qiell.
Musk ka ndikuar në vlerën e kriptovalutave edhe në të kaluarën, përmes komenteve që ka bërë në rrjetet sociale, mirëpo tani nuk dihet qëllimi i tij i saktë.
“Kekius” duket se është latinizim i fjalës “kek” që nënkupton “qeshje me zë të lartë” dhe e cila është popullarizuar nga adhuruesit e lojrave online.
“Kek” është edhe emri i zotit egjiptian të errësirës, dhe që shpesh përshkruhet me kokën e bretkosës.
Në profilin e ri të Muskut në X – platformë e njohur më parë si “Twitter”, Bretkosa Pepe është e veshur me rroba ushtarake dhe një tastierë lojërash.