Elon Musk nominohet për çmimin nobel për Paqe
Miliarderi dhe sipërmarrësi i njohur Elon Musk është nominuar për çmimin nobel për Paqe për kontributin në avancimin e lirisë së fjalës, një vlerë thelbësore e shoqërive demokratike.
Përpjekjet e afrikano-amerikanit për të mbështetur një mjedis më të hapur për shprehjen e lirë janë vlerësuar si një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe promovimin e dialogut të lirë në nivel global.
Anëtari slloven i Parlamentit Evropian, Branko Grims, ka qenë forca lëvizëse pas këtij nominimi, duke argumentuar se angazhimi i Muskut për mbrojtjen e fjalës së lirë është një kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin shoqëror.
“Propozimi që zoti Elon Musk, për mbështetjen e tij të vazhdueshme për të drejtën themelore njerëzore të lirisë së fjalës dhe, në këtë mënyrë, për paqen, të marrë Çmimin Nobel për Paqe 2025, u dorëzua sot me sukses. Falënderime të sinqerta për të gjithë bashkëpropozuesit dhe për këdo që ndihmoi në këtë projekt sfidues,” tha eurodeputeti slloven.