Elon Musk thotë se mund të “vdesë në rrethana misterioze” prej rusëve

09 maj 2022 | 14:19

Elon Musk u ka dhënë lamtumirë ndjekësve të tij në një postim të çuditshëm në “Twitter” që ka shkaktuar reagime të shumta.

“Nëse unë vdes në rrethana misterioze, ka qenë kënaqësi që ju njoha”, ka shkruar i shefi i “Tesla” në llogarinëe vet në “Twitter”.

Dhe kjo ka ardhur jo shumë kohë pasi ai ka ndarë një postim nga Dmitry Rogozin, kreu i agjencisë hapësinore të Rusisë.

Në deklaratën e supozuar, Rogozin ka akuzuar Muskun se ishte “i përfshirë në furnizimin e forcave fashiste në Ukrainë me pajisje komunikimi ushtarake”.

“Dhe për këtë, Elon, do të mbahesh përgjegjës si një i rritur – pa marrë parasysh sa do që të bësh budallain”, ka përfunduar Rogozini.

Kjo është arsyeja pse Musku beson se rusët mund të bëjnë një tentativë për jetën e tij, duke vdekur në rrethana misterioze.

Vlen të theksohet se Musku dhe Rogozini janë grindur hapur gjatë gjithë luftës në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti  amerikan, Joe Biden është zotuar të rrisë edhe më…