Elon Muskut i shpërthen një tjetër raketë

07 mars 2025 | 09:01

Një raketë SpaceX shpërtheu këtë të enjte pak minuta pasi u lëshua nga Teksasi, duke shkaktura një ndërprerje të fluturimeve ajrore në disa zona dhe një paralajmërim për banorët që të kishin kujdes nga rënia e mbeturinave të anijes kozmike.

SpaceX konfirmoi se anija pa ekuipazh kishte pësuar “avari të paplanifikuar” gjatë ngjitjes në hapësirë ​​dhe kishte humbur kontaktin me Tokën.

Anija hapësinore SpaceX, raketa më e madhe e krijuar ndonjëherë, doli jashtë kontrollit menjëherë pas lëshimit të saj. Nuk janë raportuar të lënduar apo dëme, por imazhet e kapura nga Deti i Karaibeve tregojnë mbeturina të zjarrta që bien nga qielli.

Ky ishte misioni i tetë për të testuar raketën, dhe dështimi i saj i dytë radhazi.

Anija kozmike 123 m ishte menduar të rihynte në orbitën e Tokës mbi Oqeanin Indian pas një fluturimi njëorësh.

SpaceX, në pronësi të miliarderit Elon Musk, tha se ekipet filluan menjëherë të bashkërendojnë punën me zyrtarët e sigurisë për “zbardhjen e këtij incidenti”, ndërkohë që nuk ka një reagim të këtij të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se do të…