Elsa Lila e fiton edicionin e sivjetmë të Festivalit të Këngës së RTSH-së, Albina me familjen Kelmendi zë vendin e dytë
23 dhjetor 2022
| 00:54
Juria e Festivalit të Këngës së Radio Televizionit Shqiptar ka vendosur që çmimin e parë të edicionit të 61-të të këtij kompeticioni t’ia dhurojë këngëtares Elsa Lilës.
Lila në këtë edicion ka konkurruar me këngën “Evita”, ndërsa vet artistja është përkujdesur për tekstin dhe muzikën e këngës.
Në vendin e dytë është renditur këngëtarja nga Kosova, Albina me familjen Kelmendi, e cila garoi me këngën “Duje”.
Ndërkaq, vendin e tretë e ka rrëmbyer 2Farm me këngën “Atomike”.
Gara e këtij viti ishte goxha e ngushtë në mes të Lilës dhe Kelmendit, por edhe një emër tjetër që është përfolur shumë për fitore ishte Fifi, që sivjet u paraqit me këngën “Stop”.