Elshani i PDK-së kërkon kalim në KQZ vetëm të listave të pastra
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në KQZ, Arianit Elshani, ka thënë se kryetari i Zyrës për Certifikim të Partive Politike me rekomandimin e tij për certifikimin e kandidatëve për deputetë ka goditur rëndë demokracinë.
Përfaqësuesi i PDK-së, ka thënë se Yll Buleshkaj me një rekomandim të tillë “ka bërë atentat ndaj demokracisë”
“Ju z. Buleshkaj sot me këtë rekomandim kë bërë atentat ndaj demokracisë. Këtë rekomandim po e bëni bazuar në simpati politike”.
“Cila është arsyeja që e ke ndërruar qëndrimin kaq shpejt? A je kërcënuar? A të kanë ofruar ryshfet?”.
“Vendimi yt është sulm kundër demokracisë dhe nuk do t’i shpëtosh përgjegjësisë ligjore. Me këtë vendim po i shkel të gjitha hallkat e shtetit ligjor”, ka thënë Elshani, duke kërkuar që të votohen vetëm listat e pastra të partive politike.