Elshani: Mbi 2 mijë kërkesa për t’i konvertuar patentë shoferët nga ilegalë në RKS
05 korrik 2024
| 18:41
2 mijë e 75 kërkesa janë bërë deri më tani për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë serbë në patentë shoferë legal të Kosovës, ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas Elshanit, vetëm sot, në katër komunat veriore janë pranuar 118 kërkesa.
“118 kërkesa janë bërë vetëm sot, ku numri i përgjithshëm i kërkesave për konvertimin e patentë shoferëve në veri ka shkuar në 1 mijë e 739. Ndërsa në pjesën tjetër të Kosovës janë bërë 336 kërkesa, ku numri total ka mbërritur 2 mijë e 75”, ka deklaruar Elshani.
Vendimi për konvertimin e patentë shoferëve ka hyrë në fuqi më 9 maj dhe do të jetë valid deri më 8 gusht të këtij viti.