Elshani nga Banjska e Zveçanit: Rreziku nuk ka kaluar ende për të hyrë në këtë zonë

27 shtator 2023 | 13:24

Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, ka thënë se mediet janë lejuar për të shkuar drejt manastirit të Banjskës, ku është zhvilluar aksioni në mes të Policisë së Kosovës dhe sulmuesve serbë për të mos pasur terr informativ.

Ai ka thënë se rreziku ende nuk ka kaluar edhe pse një pjesë e madhe e pajisjeve dhe gjësendeve tashmë janë gjetur.

“Unë mendojë që hetimet nuk kanë me përfunduar edhe për një kohë të gjatë sepse edhe për neve është shumë interesant pse ky vend me u zgjedh në këtë formë dhe çfarë ka qenë qëllimi i këtyre personave të armatosur. Bastisjet dhe kontrollet kanë përfunduar. Ne kemi bërë një kontrolle goxha të mirë edhe rrethit të malit këtu, ku e shihni edhe ju. Sidoqoftë nuk autorizohet lëvizja e juaj në këtë vend, pasi ka mundësi të këtë mjete të paeksploduar, sepse kemi gjetur shumë nëpër mal. Përsëri sot dhe në ditët në vijmë do të kemi Njësite të Specializuara të tjera të cilat vijnë edhe në vende të caktuara dhe do të bëjnë kërkime të ndryshme. Autorizimi për ju është bërë pas konsultimet me eprorët tonë në mënyre që të mos këtë një terr informativ… edhe përsëri konsiderojmë që rreziku nuk ka kaluar edhe pse konsiderojmë që një numër i madhe i pajisjeve dhe gjësendeve veç se i kemi gjetur”, ka deklaruar Elashani para mediave.

Ai ka thënë policia nuk kishte  qëllim ta vrasë askënd, por vetëm ta çlirojë vendin nga kriminelët.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa numërimi prapa ka filluar për Big Brother VIP Kosova,…