Elshani, përforcimi i radhës nga FC Suhareka
04 korrik 2023
| 13:49
FC Suhareka ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me njërin ndër mesfushorët më kualitativ të futbollit kosovar, Qemajl Elshani.
Elshani edicionin e fundit pati një sezoni fantastik në Prizren te KF Liria ku arritën inkuadrimin në Superligë, duke ndihmuar klubin me gola e shumë asistime.
“‘Qema’ ndryshe është kampion i Kosovës me skuadrën e KF Feronikeli duke i fituar të gjitha trofetë e mundshëm me skuadrën nga Drenasi dhe gjithashtu fitues të kupës me skuadrën e KF Besa e FC Prishtinën. Ai gjithashtu ka mbrojtur ngjyrat edhe të KF Drenica, KF Drenasi, etj. Me ardhjen e Qemajlit mesfusha jonë bëhet edhe më e fortë duke shpresuar që të bashkuar mund ti arrijmë sukseset e radhës”, thuhet në njoftimin e FC Suhareka.