Elshani: Të krijohet një Qendër Kombëtare për menaxhimin e trafikut rrugor
27 korrik 2018
| 15:48
Profesori universitar, Driart Elshani, ka propozuar krijimin e një Qendre Kombëtare për menaxhimin e trafikut rrugor.
Sipas tij, kjo qendër do të kishte efekt pozitiv në zvogëlimin e aksidenteve në trafik.
“Propozoj krijimin e një Qendre Kombëtare për menaxhimin e trafikut rrugor si kjo në foto. Siguria në komunikacion do të rritej dukshëm si rrjedhojë e monitorimit të pandërprerë. Intervencionet kishin për t’u bërë sipas nevojës. Efektet do të ishin imediate. Siguria mbi të gjitha”, ka shkruar Elshani në llogarinë e vet në “Facebook”.
Driart Elshani mban titullin doktor i shkencave kompjuterike.
/Epoka e re/