Elton Deda për Festivalin e RTSh-së: Muzika ishte playback

12 janar 2020 | 13:10

Edhe pse tashmë kanë kaluar javë që nga Festivali i Këngës në RTSh, komentet dhe kritikat vijojnë të jenë të shumta. Vëmendjen këtë herë e ka tërhequr një deklaratë e kompozitorit të njohur Elton Deda.

Deda ka komentuar përshtypjet e tij mbi organizimin dhe këngët e festivalit. Ai nuk i ka kursyer komplimentet për dy këngët protagoniste të këtij edicioni, “Shaj” dhe “Me tana”.

Por fjalë kritike ka rezervuar për detaje të tjera si muzika, duartrokitjet playback apo të qeshurat, duke i quajtur qesharake. “Muzikë e shtuar me playback, të qeshura me playback, duartrokitje me playback”, u shpreh Eltoni duke e quajtur këtë gjë të dalë mode.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbër Krasniqi sapo e ka lansuar këngën më të re…