Elton Ilirjani i ofron ndihmë Parashqevi Simakut: Diva e muzikës shqiptare do të strehohet në zemër të Manhatanit

16 dhjetor 2024 | 11:31

Sipërmarrësi dhe modeli i njohur shqiptar, Elton Ilirjani, ka ndërmarrë një nismë humanitare për të ndihmuar Parashqevi Simakun, ikonën e muzikës shqiptare. Pas zhvendosjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet ’90, këngëtarja duket se ka përfunduar në kushte të vështira, madje edhe e pastrehë.
Në një video të shpërndarë në Instagram Story, Ilirjani tregon dhomën ku do të strehohet diva e muzikës shqiptare.
“Kjo do të jetë dhoma e divës tonë,” – dëgjohet të thotë Ilirjani, duke zbuluar se ambienti ndodhet në zemër të Manhatanit.
Ai ka ndarë gjithashtu një video nga takimi me këngëtaren, duke siguruar ndjekësit se ajo është mirë dhe ka plane të rikthehet në muzikë.
Gjendja e rënduar e Parashqevi Simakut trondit publikun.
Ditët e fundit, opinionin publik shqiptar e ka tronditur një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihej Parashqevi Simaku duke pranuar ndihma për të pastrehët. Pamjet e saj, dikur një yll dhe idhull i shqiptarëve në periudhën para rënies së diktaturës, kanë ngjallur trishtim dhe shqetësim për gjendjen e saj shëndetësore dhe emocionale.
Të shumtë janë ata që kanë kërkuar që shteti shqiptar t’i akordojë një pension të posaçëm, si mirënjohje për kontributin e saj në muzikë.

@albaniaskrapar

♬ suono originale – KENGE POPULLORE JUGU 🎙🎹🎵

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boston Celtics triumfuan me rezultat 112-98 në fushën e Washingtonit,…