Elton John befason me deklaratën “Michael Jackson ishte i sëmurë psiqik”
09 nëntor 2021
| 12:02
Elton John ka deklaruar se legjenda e muzikës Michael Jackson ishte “i sëmurë psiqik” dhe një “njeri të cilin nuk do të doje ta kishe rrotull”.
Në autobiografinë e tij të re të titulluar, “Me”, ylli britanik i popit kujton momentet kur është njohur me Michael, në moshën 13-vjeçare.
“Si fëmijë ishte i adhurueshëm”, thuhet në libër. Por gjithçka ndryshoi në vitet në vazhdim Jackson nisi të distancohej nga “bota që e rrethonte”.
“Nje Zot e di çfarë i kalonte në mendje kur merrte ato ilaçe, por sa herë e kam takuar në vitet e fundit, thosha me vete: I shkreti, i ka ikur mendja fare”, shkruan ndër të tjera Elton në libër.