Elton Johni beson në zhdukjen e sëmundjes vdekjeprurëse HIV/AIDS
26 korrik 2018
| 10:57
Këngëtari i njohur Elton John ka shprehur optimizëm për shërimin e sëmundjes HIV.
“Nga sëmundjet më të rënda si kanceri, diabeti dhe malaria, SIDA është e vetmja nga ky grup e cila mund të shërohet”, ka thënë ai.
Johni ka shtuar se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm nëse ndryshojmë mentalitetin tonë të vjetër, me të cilin nënkuptoi kryesisht paragjykimet që u bëhen personave të komunitetit LGBT, duke mos u dhënë hapësirë që të trajtohen pa u përjashtuar nga shoqëria.