Elva Margariti uron Vlora Dumoshin për pozitën e ministres
06 shkurt 2020
| 11:16
Homologia nga Republika e Shqipërisë, Elva Margariti, e ka uruar ministren Vlora Dumoshi për marrjen e pozitës për të udhëhequr Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Margariti i ka përcjell Dumoshit urimet më të sinqerta për këtë sfidë të re e për rolin e rëndësishëm që ju kanë besuar
“Jam e bindur që urat e komunikimit e përkushtimi për të lartësuar të bukurën shqiptare nuk do të na mungojnë”, ka thënë ajo.