Elvis Hoxha i reagon ambasadorit Hill: E ka merakun ta mbajë Vuçiqin në pushtet
Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status në “Facebook” në lidhje me intervistën e fundit të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.
Në statusin e tij, Hoxha ka bërë një aludim të çuditshëm, duke shkruar se me fjalët dhe punën e tij, ambasadori Hill nuk ka merakun të tërheqë Serbinë drejt Perëndimit, por të mbajë Aleksandër Vuçiqin, president i Serbisë, në pushtet.
Po ashtu, Hoxha ka kritikuar edhe Gabriel Escobarin, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.
“Me fjalët dhe punën e tij, ambasadori Hill nuk ka merakun të tërheqë Serbinë drejt Perëndimit, por të mbajë Vuçiqin në pushtet. Strategjia e emisarëve dhe ambasadorëve nuk e ka hallin te të drejtat e serbëve, por të mirëmbajtja e Vuçiqit. Këtë na e tha Escobari kur shfaqi merakun së serbëve në veri të Kosovës u ishte ndaluar përdorimi i gjuhës. Tha diçka sa për me thënë diçka”, ka shkruar Hoxha.