Elvis Hoxha: Lajçaku është përfaqësues i Serbisë dhe jo i BE-së
05 dhjetor 2022
| 11:36
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha e ka quajtur përfaqësues të Serbisë, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Vizitën e Lajçakut në Beograd, Hoxhaj e ka interpretuar si “lutje” ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor që mbahet në Tiranë.
“Shkon Lajçaku të bindë Vuçiçin të vijë në Tiranë për Samitin. Vuçiqit i duhet ta lusin. Dhe Lajçaku e luan mirë lojën. Shkon e lut dhe i premton se është gjithnjë përfaqësues i Serbisë dhe jo i BE-së. Do të duhet që BE-ja të gjejë përfaqësuesit e vet të denjë në dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar Hoxha në “Facebook”.