Elvis Naçi takon profesoreshën Luljeta Bozo: Thumanën e ndërtojmë me ekspertët më të mirë
Elvis Naçi është takuar me profesoreshën e inxhinierisë së ndërtimit zonjën Luljeta Bozo. Qëllimin e takimit e zbulon Naçi në rrjetet sociale, ku shkruan se kjo është një fazë e re për Thumanën e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Elvis Naçi thotë se po evidentohen dëmet shtëpi me shtëpi me eksperten më të mirë të vendit.
Postimi i plotë i Elvis Naçit:
Me profesoreshën dhe inxhinieren Luljeta Bozo, hymë në një fazë të re për Thumanën. Evidentimi shtëpi më shtëpi të të gjitha dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Bëmë një besëlidhje me banorët, që do të përfitojnë vetëm ata që janë nevojtarë, ku shtëpia e tyre nuk mund të riparohet.
Sepse paratë e donatorëve janë të shenjta për ne, ky proces ashtu si edhe mbledhja e donacioneve do të jetë transparent, i bërë nga ekspertët më të mirë që ka Shqipëria me në krye Luljeta Bozo. Sepse ne duam të jemi profesioniste në këtë nisëm të madhe. Organizimi perfekt dhe serioziteti ynë do të përligj besimin tuaj. Zoti e bekoftë shqiptarinë dhe këtë nisëm të përbashkët tonën me të gjithë shqiptarët në të gjithë botën.