Pacolli flet sërish për telefonatën me Radojiçiq në prezencë të Kurtit e Osmanit: S’e kam bërë me mendjen time
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar sërish se ka pasur nëj telefonatë me Milan Radojiçiq një ditë para zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente, dhe se e njëjta, është zhvilluar në prani të saj dhe të kryeministrit Albin Kurti.
Pacolli para mediave ka thënë se kjo telefonatë nuk është bërë me mendjen e tij, por se aty është “peshkuar edhe një deputet”.
“Unë e kom pas një telefonatë, e kom pas me Radojiçiq një ditë para zgjedhjes së presidentes, e din edhe presidentja edhe z.Albin Kurti, kjo telefonatë është bërë në prezencën e tyre. Aty është peshku edhe një deputet praktikisht. Unë nuk e kam bërë në mendjen time. Radojiçiqin e kam taku, e kam publiku edhe atë fotografi në Facebook, ai ka qenë nënkryetar i një partie parlamentare, bashkë me të kanë qenë deputetë, nuk kam pasë asnjë arsye mos t’ua shtrij dorën. Ua kam htri dorën, kam konsumu një pije, edhe e kam këqyrë rrugën time, s’ka fshehtësi. Sot dikush, ata edhe i ka përdorë, ose ka tentu t’i përdorë për arritjen e synimeve, nëse ato janë të vërteta që flitet, nuk është mirë. Unë besoj në këtë rast që dikush duhet të mirret me to dhe të krijojë qartësi, dhe për këto duhet të informohet opinion publik.” – u shpreh ai.
Pacolli tutje ka deklaruar:
“Unë e kam pasë një telefonatë me Radojiçiq ni ditë para zgjedhjes së presidente, e din edhe presidentja edhe z.Albin Kurti se kjo telefonatë është bërë në prezencën e tyre, një telefonatë e tillë ka qenë dhe nuk mundem të gënjej, është shiqu që të gjendet edhe një deputet dhe aty është peshku një deputet. Unë nuk e kam bërë në mendjen time, por ashtu siç gjithmonë…sigurisht se po (kemi qenë bashkë). Asnjëherë nuk kam ikë nga momentet ku duhet t’i ndihmohet Kosovës, unë jam kthy atë ditë për t’ia dhëën votën znj.Presidente, a e kanë respektu apo jo. Nuk i kam rënë pishman, i kam ndihmu Kosovës me këtë, por nuk do të përsërisja në të ardhmen, e dini ju si kanë vepru ata me ne”.