EMA: Dy doza të vaksinës ju mbrojnë nga varianti Delta

01 korrik 2021 | 20:07

“Të dhënat tona tregojnë se dy doza nga katër vaksinat e miratuara nga EMA të mbrojnë kundër variantit Delta, këto të dhëna janë qetësuese. Është e rëndësishme të vazhdoni vaksinimin me fokus  të veçantë ndaj më të rrezikuarve dhe të moshuarve”. Kështu është shprehur shefi i vaksinimit të  Agjencisë Evropiane të Barnave, Marco Cavaleri i

“Aktualisht EMA nuk është në gjendje të ofrojë një rekomandim përfundimtar për përdorimin e vaksinave të ndryshme anti-Covid për dy doza të vaksinimit, por të dhënat paraprake nga studimet në Spanjë dhe Gjermani tregojnë një përgjigje të mirë imune dhe pa asnjë problem sigurie”, shtoi  shefi i strategjisë së vaksinave të Agjencisë Evropiane të Barnave.

“Strategjia heterologjike e vaksinimit historikisht ka provuar të jetë e suksesshme, është përdorur për vaksinat e tjera dhe ka një arsyetim të fortë shkencor,” theksoi ai.

“Të pesë trajtimet e zgjedhura nga Komisioni Evropian si pjesë e strategjisë së tij terapeutike kundër Covid-19 janë aktualisht në fazën e rishikimit të vazhdueshëm nga EMA, e cila do të vazhdojë gjatë verës. Mendimet fillestare priten në fund të vitit”, deklaroi EMA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish- ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti,…