Eman Rrahmani: Nuk ju besojmë rezultateve të Exit Poll-eve, po i presim rezultatet e KQZ
Eman Rrahamani nga Koalicioni për Familje në një konferencë për media tha se nuk ka besim tek sondazhet e Exit Polleve.
Ai tha se janë duke pritur rezultatet preliminare të KQZ’së.
“Neve do të presim rezultatet që janë duke u numëruar nga KQZ dhe anëtarët brenda vendvotimeve. Natyrisht që jemi falënderues për secilën votë. Ky koalicion ka fillimin e tij tash e 2 muaj dhe do të vazhdoj të jetë prezentë në skenën politike, Presim rezultate të mira edhe nga ana e KQZ.
Do të angazhohemi që të jemi pjesë konstruktive e skenës politike në vendin tonë. Do t’i presim rezultatet preliminare.
Rezultatet e Exit Polleve nuk besojmë që janë rezultatet korrekte për asnjë parti politike. Gjendja në terren është më ndryshe. Kauza për mbrojtjen për familjen do të vazhdojë angazhimin e tij”, tha ai.
Sipas Exit-Polli të Baton Haxhiut dhe T7: Lëvizja Vetëvendosje ka marrë: 37%, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë: 20%, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë: 23 %, AAK/NISMA ka marrë: 8 %, Lista për familjen sipas exit-poll s’e ka kaluar pragun.