“Emanuela ishte një nuse e rënë prej qiellit”, Ilir Shaqiri rrëfen emocionet e dasmës madhështore
Balerini i njohur Ilir Shaqiri ishte i ftuar këtë të diel në News24, ku ndër të tjera foli edhe për dasmën madhështore që ai organizoi disa javë më parë.
“Dasma shqiptare ishte një ëndërr e imja dhe e prindërve të mi”, tha balerini, teksa zbuloi se e veçanta e kësaj dasme ishte që bashkëshortja e tij Emanuela dhe vajza Emily nuk dinin asgjë.
Balerini tregoi se Emanuela kujtonte se ata do të merrnin pjesë në një sfilatë që organizohej. Ai tha se të vërtetën e bukur bashkëshortja e tij e mësoi në momentin që ata po shkonin drejt altarit, ku pa gjithë njerëzit e zemrës të cilët e prisnin.
“Emanuela ishte një nuse e rënë prej qiellit, pasi nuk ja kishte idenë fare. Unë mora unazat dhe u kujdesa për gjithçka tjetër”, rrëfeu balerini.
Ilir Shaqiri teksa ndau emocionet e dasmës u shpreh i kënaqur që ia doli ta realizojë ashtu siç e kishte ëndërruar, pasi dasma e parë që ata kanë realizuar në Romë ka qenë një drekë e thjeshtë familjare me vetëm 14 veta.
Ilir Shaqiri zbuloi se në dasmë ishin të ftuar mbi 130 veta, në mes të të cilëve kishte edhe miq nga Italia, të cilët mbetën të mrekulluar jo vetëm nga dasma por edhe nga vendi ynë. “Nuk kishin ardhur asnjëherë në Shqipëri, dhe doja t’u tregoja më të mirën e Shqipërisë”, tha Iliri.