Emergjenca e QKUK-së do të hetojë rastin e të moshuarit që pretendohet s’e nuk mori ndihmën e mjekëve
Një i moshuar, i cili kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e QKUK-së, ka mbetur duke u përpëlitur në karriget e korridorit.
Siç pretendon M. H., qytetari që ka bërë një video të këtij të moshuari, mjekët atij nuk i kanë ofruar ndihmë.
Videoja e postuar në rrjetet sociale, është shpërndarë dhe komentuar nga qytetarë.
Koha.net ka kontaktuar me Basri Sejdiun, drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK). Ai ka thënë se nuk e di saktë se në cilin vend është.
“Si duket është në pritore për përcjellës në Emergjencë. Aty ka kamera 24 orë, dhe i kam porositur IT-të t’i nxjerrin incizimet”, ka thënë ai.
Burime të Koha.net bëjnë me dije se ky i moshuar është trajtuar mbrëmë nga mjekët në QKUK, por pasi që është lëshuar për në shtëpi ai ka refuzuar që të largohet nga aty.