Emergjenca në QKUK mbetet e mbingarkuar
08 shkurt 2019
| 13:40
Klinika Emergjente në QKUK po vazhdon të mbetet e ngarkuar me pacientë. Sipas raportit të fundit nga kjo klinikë, vetëm për 24 orë ka pasur 210 raste.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 31 ishin në dhomën e kujdesit të avancuar emergjent, raporton “Epoka e re”.
E ngarkuar ishte edhe dhoma internistike me 78 raste, pastaj dhoma ortopedike me 57 raste, ajo kirurgjike me 36 raste.