Emërimi i Ardita Sinanit si këshilltare politike, Çitaku-Kurtit: Është hap i dëmshëm
Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj emërimit të Ardita Sinanit si këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nga ana e kryeministrit Albin Kurti.
Çitaku ka thënë se emërimi i Sinanit si këshilltare nga ana e Kuritit është jo vetëm hap i gabuar, por edhe i dëmshëm.
“Sikur kryeministri të ishte i sinqertë në qëllimin e tij për të ndihmuar shqiptarët e luginës nuk do të emëronte znj Sinani, për shkak se Ardita është kryetare e një subjekti politik në Preshevë. Sikur Kurti të ishte i sinqertë në qëllimin do të emëronte dikë a partiak. Së paku formalisht, zonja Sinani, para se ta publikonte vendimin për emërim si këshilltare politike në Qeverinë Kurti, do të duhej ta kishte publikuar dorëheqjen si Kryetare e PVD-së në Preshevë”, ka shkruar Çitaku.
Postimi i plotë i Çitakut:
Asgjë personale me zonjën Ardita Sinani ( e kam mbështetur edhe publikisht pasi u shkarkua nga detyra muaj më parë) mirëpo emërimi i saj si këshilltare për Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc pranë zyres së Kryeministrit të Kosovës është jo vetëm hap i gabuar, por edhe i dëmshëm.
Sikur Kryeministri të ishte i sinqertë në qëllimin e tij për të ndihmuar shqiptarët e luginës nuk do të emëronte znj Sinani, për shkak se Ardita është kryetare e një subjekti politik në Preshevë. Sikur Kurti të ishte i sinqertë në qëllimin do të emëronte dikë a partiak. Së paku formalisht, zonja Sinani, para se ta publikonte vendimin për emërim si këshilltare politike në Qeverinë Kurti, do të duhej ta kishte publikuar dorëheqjen si Kryetare e PVD-së në Preshevë.
Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të përçajë shqiptarët në Luginë, por duhet të synojë t’i bashkojë ata. Fatkeqesisht, qasje të njejtë destruktive e tendenca përçarëse Kryeministri Kurti ka shfaqur edhe me përpjekjet e tij për të ndërhyrë ne skenën politike në Shqipëri, Maqedoni, etj.
Më vije keq që zonja Sinani ka pranuar të bëhet pjesë e një projekti të tillë.