Emërllahu: Dua titullin e kampionit me Clujin

12 shkurt 2025 | 15:21

Lindon Emërllahu u prezantua edhe zyrtarisht të martën nga CFR Cluj, të cilit iu bashkua për 700 mijë euro nga Ballkani. Futbollisti më i mirë i vitit 2024 në Kosovë ka folur për herë të parë si futbollist i ri i Clujit, me të cilin synon ta ketë një përvojë të suksesshme.

“Jam i lumtur që jam këtu, në një klub të madh si CFR Cluj, i cili vit pas viti gjendet në krye të tabelës. E kam përcjellë skuadrën në këtë sezon dhe dua që së bashku të kemi momente të mira. Do të jap gjithçka nga vetja për ekipin, për tifozët dhe për këto ngjyra që t’ia dalim të jemi kampionë sërish”, ka thënë Emërllahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sistemi online i KQZ-së ku raportohen votat e numëruara dhe…