Emërllahu: Në dy ndeshjet synojmë 6 pikë
09 tetor 2024
| 15:38
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të mërkurën e zhvilloi stërvitjen e radhës.
Mesfushori “dardan”, Lindon Emërllahu ka thënë se me disiplinë dhe angazhim në fushë synim është marrja gjashtë pikëve në dy ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve, raporton “Epoka e re”.
“Mendoj se kanë shkuar mirë përgatitjet këto tri ditë. Siç po e shiheni edhe vet, angazhimi është maksimal nga të gjithë futbollistët. Kemi një grup të mirë ku disa janë më përvojë e disa të rinj që jemi bërë një kombinim i mirë. Shpresojë shumë që në këto dy ndeshje t’i marrim gjashtë pikë. Vëmendja fillimisht është në ndeshjen e parë të shtunën ndaj Lituanisë”, ka thënë Emërllahu.