Emërllahu pas lëndimit: Nuk do të mungojë asnjë ditë

08 prill 2025 | 15:50

Mesfushori kosovar i CFR Cluj, Lindon Emërllahu, ka konfirmuar për Telegrafin se lëndimi i tij i pësuar së fundmi është i lehtë dhe nuk do të mungojë asnjë ditë. Emërllahu u lëndua të hënën gjatë fitores 2-0 të ekipit të tij ndaj Universitatea Craiova në raundin e tretë të “play-off”-it.

Therandasi u detyrua ta lëshoj fushën në minutën e 73-të dhe presidenti i klubit, Cristian Balaj ka thënë pas ndeshjes se ai ka pësuar një dëmtim të rëndë. Megjithatë, të martën Emërllahu ka treguar për “Telegrafin”, se pas ekzaminimeve u mësua se lëndimi është i lehtë dhe ai nuk do të mungojë fare, por do t’i bashkohet menjëherë ekipit në stërvitje.

“Jo, pas ekzaminimit e kuptuam se është një lëndim i lehtë. Nuk do të mungojë asnjë ditë”, ka thënë Emërllahu për Telegrafin. Vlen të theksohet se Emërllahu kaloi te klubi rumun në afatin kalimtar të janarit nga Ballkani për 700 mijë euro, teksa shpejt fitoi një vend titullari. Që nga transferimi te Cluji, therandasi ka zhvilluar tetë ndeshje, ku në dy të fundit luajti nga minuta e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Regjimet totalitare me prirje diktatoriale e kanë…