
Emërohen anëtarët e Agjencisë Kosovare të Akreditimit
04 prill 2018
| 10:39
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA-së).
Në këtë mbledhje u tha se me këtë aprovim po përmbushet një tjetër zotim në funksionalizim të institucioneve të rëndësishme të vendit.
Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, në mbledhjen e kabinetit qeveritar nuk ka përmendur emrat e anëtarëve, por ka bërë me dije se ky këshill do të përbëhet nga 9 anëtarë dhe, sipas tij, të gjithë janë të përgatitur dhe të gatshëm t’i marrin përgjegjësitë.
/Epoka e re/