
Emërohen anëtarët e bordit të AKP-së
31 maj 2018
| 11:40
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e gjashtë anëtarëve të bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Ky propozim ka kaluar me 46 vota për dhe 18 kundër.
Anëtarët e emëruar të bordit të APK-së janë: Hasime Mazreku, Skënder Komoni, Qemajl Behrami, Ranko Djokiq, Bekim Selimaj dhe Avni Ajdini.