Emërohen anëtarët e Bordit të “Trepçës”
Qeveria e Kosovës ka aprovuar sot propozimin e Komisionit Rekomandues për emërimin e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”, duke përmbyllur kështu zotimin e Qeverisë për kompletimin e të gjitha bordeve.
Emrat e propozuar janë: Esat Peci, Feriz Fetahu, Xhafer Nura, Shyqiri Sadiku, Naser Peci, Ardian Syla.
Qeveria e Kosovës mori vendim për themelimin e Grupit Punues Teknik me qëllim të propozimit të zhvillimit të Minierës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe miratoi nismën për negocimin e Marrëveshjes me Republikën e Shqipërisë lidhur me njohjen reciproke të patentë shoferëve.
Po ashtu, u aprovua Nisma për negocimin e Marrëveshjes me Qeverinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite, për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal lidhur me Tatimin në të Hyra dhe Kapital, e cila do të zbatohet për tatimet në të hyra të vëna në emër të Shtetit Kontraktues apo të nëndivizioneve të saj politike apo autoriteteve lokale, pavarësisht mënyrës se si vjelën ato.
/Epoka e re/