Emërohen drejtorët e rinj në komunën e Gjakovës
Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, sot ka emëruar 12 drejtorët e drejtorive komunale, të cilët do ta fillojnë mandatin e tyre në krye të dikastereve përkatëse që nga dita e nesërme, 20 dhjetor 2017.
Duke ju uruar për detyrën e re, kryetari Gjini ka shprehur besimin se bashkërisht do të angazhohen për realizimin e synimeve dhe projekteve konkrete në të mirë të banorëve të komunës së Gjakovës.
Drejtorët e emëruar nga kryetari Gjini janë:
Drejtor i Drejtorisë për Punë të Përgjithshme Administrative-Flamur Fetahaj
Drejtor i Drejtorisë për Punë Inspektuese- Nikollë Lleshi
Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit- Arben Bakalli
Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa- Durim Halilaj
Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë- Afërdita Lama
Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport-Saranda Hyseni
Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike-Shkumbin Kastrati
Drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale -Adelina Shehu – Kola
Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural – Shpat Nivokazi
Drejtor i Drejtorisë për Arsim – Bernard Frrokaj
Drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik- Ferdinand Kolaj
Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim – Luan Dinaj