Emërohen drejtorët e rinj në komunën e Klinës
Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka publikuar emrat e drejtorëve dhe të nënkryetarit të kësaj komune nga koalicioni AAK-LDK-LV-Nisma.
Elezaj, ka uruar drejtorët e rinj duke shprehur besimin se me përgjegjësi dhe angazhim maksimal do të kryejnë punët e tyre. Në këtë seancë ka dhënë betimin edhe anëtari i AKR-së, Avni Gashi.
Tashmë është bërë edhe pranim-dorëzimi i detyrës dhe drejtorët e rinj kanë nisur punën në dikasteret e caktuar.
Përbërja e kabinetit të Zenun Elezajt:
Besim Hoti (LDK), nënkryetar,
Binak Sylaj (AAK), drejtor i Administratës,
Hekuran Sejdiu (AAK), drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,
Arben Limanaj (LDK), drejtor i Arsimit,
Aziz Desku (LDK), drejtor i Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit,
Lorenc Marleku (AAK), drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtjen e Mjedisit,
Naser Morina (Nisma), drejtor i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,
Iber Elezaj (LV), drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjente,
Petrit Beka (LDK), drejtor i Inspektoratit,
Njomza Grabanica (AAK), drejtoresh e Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronësisë, dhe
Skender Merturi (LVV), drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.