Emërohet bordi i përkohshëm i ndërmarrjes “Trepça”
21 maj 2021
| 14:09
Qeveria e Kosovës ka emëruar sot bordin e përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes “Trepça”.
Në mbledhjen e qeverisë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar për përbërjen e këtij bordi do të ketë mandat deri në emërimin e një të tillë me mandat të plotë.
Sipas Rizvanollit, kryetar i bordit do të jetë Bahri Hyseni, kurse, anëtarë janë emëruar Hekuran Nikqi, Shyqri Kelmendi, Alban Krasniqi dhe Shyqri Sadiku.