Emërohet këshilli i ri i QKK-së
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka pritur të martën në takim drejtorin e QKK-së Arben Zharku dhe anëtaret e rinj të Këshillit Drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Këshilli Drejtues i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka këtë përbërje:
1. Arbnesha Grabovci
2. Jeton Zogjani
3. Luan Daka
4. Linda Shala
5. Burim Reçica, përfaqësues i MKRS-së
Gjatë këtij takimi ministrja Dumoshi i njoftoi anëtarët e rinj të këshillit drejtues për gjendjen aktuale të kinematografisë si dhe për sfidat nëpër të cilat po kalon aktualisht QKK.
“Dua ta falënderoi paraprakisht ish-këshillin drejtues të QKK-së për punën dhe angazhimin e deri tanishëm. Ju pret një sfidë e madhe e cila kërkon mund dhe angazhim dhe kjo patjetër që do arrihet me profesionalizëm dhe përkushtim”, është shprehur ministrja Dumoshi.
Ajo ka thënë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të përkrahë në vazhdimësi QKK-në si nga ana profesionale dhe nga ajo financiare.
“MKRS do të jetë çdo here mbështetja me e madhe e industrisë së filmit pasi që filmat tanë po tregohen të suksesshëm në kinematografi evropiane duke sjellë çmime të njëpasnjëshme”, ka thënë ministrja Dumoshi.
Gjithashtu në takim u diskutua edhe për ligjin e ri të QKK-së i cili së shpejti do të kalojë në Qeveri për aprovim.
Drejtori i QKK-së Arben Zharku i uroi anëtarët e rinj dhe i njoftoi për punën dhe sfidat nëpër te cilat do të kalojnë. Gjithashtu ai e falënderoi ministren Dumoshi për punën dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për institucionin që ai përfaqëson.
(Q.R / Epoka e re)