
Emërohet trajneri i ri i KF ‘Ramiz Sadiku’
19 shtator 2019
| 20:20
Drejtori i klubit futbollistik “Ramiz Sadiku”, Agron Mecinaj, përmes një postimi që e ka bërë në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Ali Osmanin, për edicionin 2019/20.Siç dihet “Ramiz Sadiku” garon në ligën e parë dhe synim gjatë këtij edicioni ka rënditjen sa më lartë në tabelë.
“Nga sot trajner i ekipit të parë të ‘Ramiz Sadikut’ emërohet Ali Osmani. Klubi me trajnerin u dakorduan për kontratë deri në fund të stinorit 2019/20. Suksese Trajnerit në punën në vazhdim!”, ka shkruar Mecinaj në “Facebook”.
/Epoka e re/