Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian
Ministri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano, ka dhënë dorëheqje pas publikimit të skandalit të lidhjes së tij jashtëmartesore, me një influencere.
Maria Rosaria Boccia ishte propozuar si këshilltarja e tij të lartë, por nuk emërua për shkak se u zbulua lidhja e tyre.
Duke cituar mediat italiane, Sangiuliano pranoi se Boccia kishte qenë e dashura e tij dhe i kërkoi falje gruas së tij dhe kryeministres Meloni dhe tha se kryeministrja kishte refuzuar ofertën e tij të parë për të dhënë dorëheqjen.
Ministri 61-vjeçar këmbënguli gjithashtu se për këtë aferë nuk është shpenzuar asnjë euro e tatimpaguesve italianë dhe nuk ka qarkulluar asnjë dokument konfidencial apo i klasifikuar për aktivitete të ndjeshme, duke deklaruar se ka prova për të mbështetur pretendimet e tij.
Në javët e kaluara, Boccia ka mbushur llogarinë e saj në Instagram me foto të saj duke shoqëruar Sangiulianon në ngjarje të ndryshme publike dhe duke treguar se ajo kishte akses në zyrat dhe dokumentet e ministrisë.
Rasti ka dominuar faqet e para dhe ka ngjallur krahasime me skandalet e kaluara të seksit dhe politikës, duke përfshirë festat “bunga bunga” të organizuara nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi. (A2 Televizion)