Emery: Aston Villa mund të arrijë deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

03 tetor 2024 | 15:10

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, ka ndarë mendimin e tij të sinqertë për fitoren 1-0 ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve. Spanjolli ka thënë se skuadra që ai udhëheq mund të arrijë deri në tetë skuadrat më të mira në Ligën e Kampionëve.

“Ne duam të jemi të qëndrueshëm në mënyrë që të luajmë rregullisht në Evropë”, ka thënë Unai Emery.

“Kemi luajtur shumë mirë, kemi fituar, ndoshta mund të futemi në tetëshen më të mirë. Kundër skuadrave si këto është shumë e rëndësishme të jesh i fortë. Emiliano Martinez bëri një punë të mrekullueshme, duke bërë pritje të shkëlqyera. Ne po punojmë me Duran. Aspekti më i rëndësishëm është qëndrimi i tij. Ai është gati të luajë 90, 60 ose 30 minuta. Ai është i fokusuar në çdo minutë të lojës. Sot kishim dy sulmues shumë të mirë. Ishte fantastike për të dhe për ekipin”, ka shtuar Emery. Pas dy ndeshjeve në fazën e ligës, Villa ka gjashtë pikë dhe është në vendin e gjashtë në renditje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ermir Lenjani i ka dhënë fund karrierës së shkëlqyer me…